Princes Krofne

Përbërësit:
4 vezë
200 ml ujë
100 ml vaj
200 ml miell
Filli:
rreth 800 ml qumësht
125 gr gjalpë
8 lugë të ushqimit miell
5 lugë sheqer(sipas deshires)
4 të kuqe të vezës
1 sheqer vanilje
1 gotë hopla e embel per gatim
Procedura e përgatitjes së brumit:
Uji dhe vaji vihen në tigan, shtohet edhe mielli dhe bashkohen së bashku. Masa lihet që të ftohet tërësisht. Pasi qe masa eshte ftohur duke përzijer me misker shtohen vezët një nga një(jo te gjitha menjehere).Me ndihmen e nje shprici te kuzhines renditen ne tepsi pêr pjekje dhe futen ne furre te ngrohur 200 gradë rreth 20-25 minuta.(ne mungese te shpricit, mund ti renditni me lugë)
Hint: Furra nuk duhet te hapet asnjëhere gjatë pjekjes deri sa te pjeken komplet)
Pergatitja e fillit:
Qumeshti vihet ne zjarr se bashku me gjalpën.
Në një ene tjetër bashkohet mielli dhe sheqeri me të kuqet e vezës, treten në pak qumesht.
Kjo masë i bashkohet mases se qumeshtit qe është në zjarrë, duke e tundur konstant me tel te kuzhines. Masa duhet te kete trashesine e pudingut
Pasi që të ftoftet filli, shtohet një gotë hopla e embel dhe perzihet mire me mikser.
Princeskrofnet largohen nga furra, lihen qe te ftohen tërësisht, ndahen ne mes dhe mbushen me fillin.
Spërkaten siper me sheqer pluhur.
Porosit përbërësit në FreshAlb:
Finnesa Flour (type 400) https://bit.ly/3PVgyat
Previous article Sultjash
Next article Toptha djathi
Sale

Unavailable

Sold Out