Sultjash

Përbërësit
Për 8 persona
  • 4 litër qumësht me yndyrë të plotë
  • 1 kupë sheqer
  • 1 kupë oriz kokërr shkurtër
  • 1 lugë çaji (tsp) ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji (tsp) kardamom pluhur (opsionale)
  • Kanellë dhe arra për ta shoqëruar sipër
Përgatitja
  1. Vendosni qumështin dhe orizin në një tenxhere të madhe në temperaturë të lartë dhe lërini të ziejnë.
  2. Në momentin që përbërja ka arritur pikën e zierjes uleni temperaturën dhe lëreni përbërjen të ziej në zjarr të ulët deri sa përbërja të jëtë bërë kremoze dhe e mpiksur, për rreth 40-45 minuta.
  3. Shtoni sheqerin, vaniljen dhe kardamomin, trazojeni mirë dhe lëreni të gatuhet për 5-10 minuta.
  4. Ndajeni përbërjen në enët në të cilat do ta shërbeni dhe lëreni të ftohet plotësisht.
  5. Më pas vendoseni në frigoriferi për të paktën 2 orë.
  6. Shërbejeni të ftohtë me kanellë dhe arra sipër.
Shënim : 1 kupë – 1 filxhan/gotë me volum 240 ml
Previous article Pide me suxhuk
Next article Princes Krofne
Sale

Unavailable

Sold Out