About Us



Informacione për ne

FreshAlb është gjithmonë zgjedhja e parë për popullin shqiptarë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe në Kanada, të cilët duan produkte ushqimore nga ballkani me kualitet të lartë të dorëzuara në shtëpitë e tyre. Ne bëjmë transportin e produkteve të ndryshme ushqimore ballkanike në SHBA dhe Kanada.

FreshAlb punon me prodhuesit më të mirë, ne importojmë pjesën më të madhe të produkteve nga Ballkani. Ne ofrojme zgjedhje të madhe të mishit, djathit,qokolladave, ajvarit, erëzave dhe shumë të tjera. Ne garantojmë produkte të fresketa dhe me kualitet. Ne jemi krenar që jemi furnizuesit më të mëdhenjë SHQIPTAR në rajon dhe jemi të angazhuar në një model biznisor të qëndrueshëm dhe profitabil i cili shërben konsumatorët tanë. Kosumatorët tanë pëlqejnë eksperiencen e tyre të blerjes aq sa pëlqejnë edhe produktet tona.

 

Pse të zgjedhësh FreshAlb?

Ja disa arsye përse duhet të besoni për kualitetin e lartë të produkteve ushqimore në FreshAlb.

 

Transport falas

FreshAlb dëshiron të jetë dyqani juaj për blerje online të produkteve ushqimore. Kjo është arsyeja pse ofrojmë transport falas në çdo porosi me edhe në ato minimale. Prandaj ju mund të bëni porosinë e produkteve me çmim të zbritur në FreshAlb dhe të kurseni në transport!

 

Shpërndarja në kohë

Faktori kryesor i cili na dallon nga platformat e tjera është se ne garantojmë për shpërndarjen në kohë. Në momentin që bëhet porosia punëtorët tanë në depo do të paketojnë dhe nisin porosinë po atë dite ose diten tjetër, në rastet kur porosia është bërë në ditët e vikendit niset në ditën e parë të fillimit të javës.

 

Shpërndarja e ushqimeve tradicionale ballkanike

Ne jemi i vetmi supermarket shqiptarë online i cili bën dorëzimin e ushqimeve ballkanike në të gjitha shtetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe në Kanada. Me më shumë se 500 produkte ne jemi krenarë të shërbejmë popullin shqiptarë me ushqime tradicionale dhe të fresketa.

 

I vetmi market me të gjitha produktet ushqimore

Çdo produkt ushqimor të cilin jeni duke e kërkuar, mund ta gjeni në FreshAlb. Kjo eleminon mundësinë për të kërkuar produkte të tjera në website  tjera sepse do të keni mundësinë që çdo produkt që kërkoni ta gjeni në FreshAlb. Të gjithë artikujt janë me kualitet të lartë dhe produktet ushqimore të cilat i keni porositur në FreshAlb do të jenë gjithnjë të freskëta.

 

Shërbimet e mbështetjes së klientit

Keni ndonjë pyetje lidhur me shërbimet tona?
Dëshironi të dini më shumë rreth saj? Dëshironi të pyesni për gjendjen e ndonjë produkti? Ju mund të pyetni qendrën tonë për shërbimet e klientëve dhe do të merni përgjigje të menjëhershme. Përfaqësuesit tanë për kujdesje ndaj klientëve janë trajnuar për t’i shërbyer klientëve në mënyrën më të mirë.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni në: info@freshalb.com.

Sale

Unavailable

Sold Out