Kek me çokolladë
Përbërësit:
3 vezë
1 gotë qumësht
1 gotë vaj
1 gotë sheqer
1 pluhur për pjekje
2 gota miell
2 lugë kakao
Glazura:
Cokollatë për zirje
50gr krem qumështi
Arra
Procedura e përgatitjes:
Tunden vezet me qumështin dhe vajin. Shtohet sheqeri, pluhuri për pjekje dhe mielli.
Masa ndahet në dy pjesë.
Njërës pjesê i shtohen rreth 2-3 lugë kakao.
Tepsia e kugllofit lyhet mirë me gjalpë, shtohet fillimisht pjesa e bardhë pastaj pjesa me kakao.
Me ndihmen e nje luge perzihen.
Futen në furrë të ngrohur 200 gradë për 25-30 min.
Pasi qe te pjeket shtohet glazura e pêrgatitur me krem qumështi dhe cokollatë. Siper hedhim arra të bluara.
Porositni produktet në FreshAlb:
Aroma Cocoa Powder https://bit.ly/3DuFuji
Klas Flour gold powder https://bit.ly/3tYBRPs