SUPË ME SPINAQ

- Supat janë të ngjashme me gjellërat, te shëndetshme, të shijshme dhe në disa raste mund të mos ketë një dallim të qartë midis të dyjave! Sidoqoftë, supat në përgjithësi kanë më shumë lëng (lëng mishi) sesa zierjet. Supat klasifikohen në dy grupe kryesore: supa të pastra dhe supa të trasha. Supa shpesh shërbehet para pjatave të tjera në një vakt.
Kjo supë e freskët me spinaq është mrekullisht ushqyese dhe e shijshme. Gjithashtu është e lehtë për tu përgatitur.

Përbërësit:

2 l. lëng Mishi i zier (pule, lope, viçi etj.)

3 lugë gjelle Nisheste

100 ml. Ujë të ftohtë

një thelb Hudhër

3 Vezë

Spinaq i freskët

Krip

Biber i zi

1 Qepë e re

Udhëzimet:

Lëngu i mishit vendoset në sobë, dhe pasi të fillojë të vlojë, i shtohet uji i ftohtë i cili përzihet me nishestën paraprakisht, dhe vazhdohet me përzierje deri sa të tretet e gjithë masa. Më pas i shtohet thelbi I hudhrës.
Në një enë tjetër tunden vezët bashkë me një lugë të gjellës nisheste. Vezët i shtohen lëngut i cili është duke u zier. Vazhdohet me përzierje. Spinaqi i freskët copëtohet dhe i shtohet lëngut sipas dëshirës. I shtohen poashtu kripa, biberi i zi dhe qepa. Zihet edhe për 2 minuta të tjerë dhe është gati të shërbehet.

Ju bëftë mirë!

 

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out