Petulla të mbushura me reçel

Koha e përgatitjes: 45 minuta – Koha e gatimit: 30 minuta
Perbersit
500 gram miell
60 gram sheqer
15 gram maja buke
4 vezë
½ lëkurë limoni
1 lugë çaji kripë
125 gram gjalpë pa kripë
2 litra vaj luledielli për skuqje
Sheqer pluhur për spërkatje
Reçel për mbushje
Pergatitja

Në një tas bashkoni miellin, 150 ml ujë dhe i rrihni mirë. Shtoni majanë, sheqerin, lëkurën e limonit, kripën dhe vazhdoni t’i përzieni.Tani i shtoni vezët e rrahura paraprakisht dhe i përzieni ende.Sapo brumi të jetë bërë kompakt, e hiqni nga makineria dhe e punoni edhe për disa minuta të tjera me dorë në tavolinën e punës.Mbështilleni me një qese kuzhine dhe e lini për 2-3 orë të qendrojë në frigorifer.Më pas e nxirrni dhe e ndani brumin në disa pjesë të vogla të barabarta.I rrumbullakosni me dorë dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.I ktheni para e mbrapa në mënyrë që ato të skuqen mirë.I servirni në një pjatë. I prisni pak me thikë dhe i mbushni brenda me një lugë çaji nga reçeli juaj i preferuar.I shtoni sipër edhe pak sheqer pluhur. Kështu veproni me çdo donuts tjetër. Ju bëfshin mirë!!

 

Porositni në FreshAlb:

Reçelin nga Podravka - https://bit.ly/3CTfKwa

 

 

Previous article Patate me biber të kuq
Sale

Unavailable

Sold Out