SEKRETI I BRUMIT TË BYREKUT

- Byreku është një ndër ushqimet më të zakonshme dhe më të preferuara në Ballkan. Daton nga Epoka Osmane dhe shumica besojnë se buron nga ajo që tani njihet si Turqi. Në vende të ndryshme shqiptohet me variacione të ndryshme si Byrek, Burek ose Borek, ndërsa në vendin tonë shumë shpesh këtij ushqimi përveq me byrek, i referohet edhe me Pite ose Lakror. Mbushjet e Byrekut Shqiptar janë më së shpeshti të zakonshme me Spinaq, por ka mbushje të shumë llojeve tjera të cilat pregaditen shpesh në Ballkan si p.sh me Djath, me Mish, me Patate, me Kos, me Kungull, me Hithra, me Lakra etj. Pija e cila shoqërohet më së shumti me byrek zakonisht është jogurti ose ajrani. 

Në vazhdim do ua sjellim sekretin për të pregaditur një byrek me një shije të mrekullueshme! 

Përbërësit :

1.5 kg. Miell

2 lugë Krip

100 ml. Vaj

850 ml. Ujë i ngrohtë

Vaj

Mish i bluar

Udhëzimet :

Në një enë vendoset mielli, i shtohet kripa dhe përzihen bashkë. Pasi që të përzihet masa vazhdoni duke i shtuar 100 ml. Vaj dhe ujin e ngrohtë. Me dorë e zini brumin dhe duhet të ngjeshet rreth 7 minuta. Në një pijatë të lyer me vaj, ndani brumin në 7 kuleçë, duke i lyer përsëri me vaj në fund. Brumi duhet të pushojë deri në 3 orë. Sa më shumë që të pushojë brumi, aq më mirë do të tërhiqet. Mbajeni në frigorifer brumin deri në 3 orë. Pasi ti hapni kuleçët dhe ti lyeni me vaj duhet të lihen të pushojnë 15 minuta. E tërhiqni petën nga të gjitha anët rreth e rrotull duke e përsëritur tërheqjen vazhdimisht. Në secilën nga petët shtoni mishin duke vazhduar më pastaj me formimin e petës në formë byreku. Mbushjen mund ta bëni sipas dëshirës. Ju bëftë mirë! 

 

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out