Samuna me Suxhuk Peje
Samuna me suxhuk Peje
Samuna shumë të shijshëm, që përgatiten lehtë. Mund t`i merrni me vete në punë, në piknik etj
Kombinimi i Suxhukut me Kaçkavallin, u jep shije dhe aromë specifike.
Ja vlen të provohen.
Receta
Për Brumin :
- 2 gota qumësht pak të ngrohtë
- 2 vezë
- 1 lugë gjelle maja buke ( Kvasac )
- Pak kripë
- Miell deri sa të formohet brumi
Për mbushje:
- suxhuk
- kaçkavall
- sos domatesh
Formojmë brumin dhe lëmë të pushojë 40 minuta
E ndajmë në 8 kuleq, i lëmë kuleqtë të pushojnë pak, më pas i shtrijmë në formë të rrumbullakët i mbushim dhe njërën pjesë e vendosim mbi tjetrën , në fund i mbyllim qoshet.
Sipas dëshirës përmbi lyhen me vezë dhe susam
Pjeken në 250Gradë për 20 minuta
Përbërësit për përgatitjen e Samunave i gjeni në FreshAlb
- Suxhukun - https://bit.ly/3id5Lto
- Miellin- https://bit.ly/37aHuhm
- Kaçkavallin - https://bit.ly/2WDXhDx
-
Kvasacin- https://bit.ly/3zQQkx5
Ju bëfshin mirë!