Receta e Qebapëve

Qebapët janë gatime të ndryshme të mishit, me origjinë në kuzhinën e Lindjes së Mesme. Variantet e shumta janë të njohura në të gjithë botën.
Qebapët përbëhen nga mishi i copëtuar ose i bluar dhe ato kryesisht shoqërohen me qepë e pure përveç perimeve dhe shoqëruesve të ndryshëm të tjerë sipas recetës specifike. Ka shumë lloje të ndryshme qebapësh. Shumicën e kohës qebapi shërbehet me oriz ose bukë. Për më tepër, qebapi shërbehet me barishte dhe qepë të njoma.
Mishi tradicional për qebapët është më shpesh deleje ose qengji, por recetat rajonale mund të përfshijnë viç, dhi, pulë,peshk etj.
Megjithëse qebapët zakonisht gatuhen në zgarë, disa pjata me qebap piqen në tigan ose në furrë, si në recetën në vijim.

Përbërësit:

1 kg. Mish i bluar

2 Qepë

1 lugë Vegetë

1 lugë Krip

1 lugë Biber i zi

1 lugë Sodë bikarboni

1 lugë Biber i kuq

Majdanos i freskët

80 ml. Ujë me gaz

100 gr. Miell

Udhëzimet:

Mishi i bluar përzihet bashkë me qepën e grirë. Masës i shtohet vegeta, kripa, biberi i zi, soda bikarboni, biberi i kuq, majdanosi i grirë, uji i gazuar dhe në fund mielli. Masa përzihet me dorë deri në momentin që të jetë e gatshme t'i jepet forma e qebapëve. Në rast që nuk keni ndonjë pajisje për formimin e qebapëve në kuzhinën tuaj, forma mund të bëhet edhe përmes duarve. 
Qebapët duhet të pushojnë në frigorifer 40 minuta.
Në këtë mënyrë mund ti ruani edhe në ngrirje.
Pjekja e duhur e qebapëve bëhet në zgarë. Në rast që nuk e keni zgarën, mund ti pjekni në sobë ose furrë. Gjatë kohës që janë duke u pjekur në sobë duhet të rrotullohen shpesh. Mënyra tjetër e pjekjes bëhet në furrë duke i hedhur vaj sipër. Temperatura duhet të jetë në 220 gradë, 15-20 minuta. Poashtu edhe gjatë kohës që janë duke u pjekur në furrë, pas 10 minutave duhet të përzihen. Ju bëftë mirë!

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out