Pogaçe e Butë

Pogaçe e Butë

Pogaça është një lloj buke e pjekur. Fillet e saj gjenden në kuzhinat e Ballkanit dhe Turqisë. Mund të jetë me maja buke ose pa maja, por vetëm gatuesit me përvojë mund të bëjnë pogaçe pa maja të një cilësie të mirë, ndërsa pogaça me maja është më e lehtë për t’u bërë. Çdo vend bën versionin e vet. Shumë përbërës të ndryshëm mund të përdoren ose në brumë para pjekjes, ose të dyja: djathëra të freskët të mesëm, djathë të fortë të thatë, lakër, piper i zi, spec i djegëst, hudhra, farat e susamit, farat e lulediellit etj.



Në vazhdim ua sjellim një pogaçë me ullinjë dhe susam ku perveq se është shumë e lehtë për tu pregaditur, vlen të ceket patjetër edhe shija e saj e mrekullueshme.

Përbërësit:

2 Vezë

250 ml. Kos

200 ml. Vaj

5 lugë të gjellës Gjizë ose Djath

1 lugë e mesme Krip

1 lugë e mesme Origano ose Majdanos

450 gr. Miell

10 gr. Pluhur për pjekje

Susam

Ullinjë

 

Udhëzimet:

Vendosni 1 vezë bashkë me kosin në një enë dhe shtoni vajin, gjizën ose djathin, kripën, origanon dhe përzieni të gjitha bashkë me një tel kuzhine. Pas përzierjes shtohet mielli dhe pluhuri për pjekje. Masa ngjeshet me dorë. Me ndihmën e një luge, masën e pregaditur, shtrijeni në një tepsi paraprakisht të lyer me gjalpë, ose mund ta formoni ne kuleçë varësisht nga dëshira juaj. Lyeni me të kuqen e vezës duke vazhduar pastaj me susamin. Dhe në fund vendosen ullinjtë. Pjeket në 220 gradë, për 25 minuta. Ju bëftë mirë!

 

Previous article Receta e Qebapëve
Next article Ëmbëlsirë Kremoze
Sale

Unavailable

Sold Out