Fasulja dhe të mirat e saj

Fasulet janë burimi i një prej tetë ushqimeve të rëndësishme të cilat njeriu nuk i merr mjaftueshëm në dietën e tij.

Ato janë konsideruar si ushqim i shëndetshëm sepse për shkak të proteinave të tyre bëjnë pjesë në kategorinë e grupit ku bën pjesë mishi dhe grupit të bishtajave.

Fasulet janë shumë të ushqyeshme dhe janë të pasura me vitaminë A,B,C dhe E, ndërsa përmbajnë një sërë kripërash minerale, hekur, kalcium dhe fosfor. Ato janë të përbëra në masë 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbëra në masën 90 % nga uji.

Shkencëtaret kanë sjellë disa rezultate të reja për efektet pozitive që mund të ketë fasulja në shëndetin e njeriut. Studimet e fundit kanë treguar se fasulja mund të jetë një nga përbërësit kryesorë të dietave, pasi që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës si dhe disa lloje të kancerëve.
Ngrënia e fasules redukton praninë e kolesterolit në gjak.

Fasulet mund të ndihmojnë ne parandalimin e anemisë sepse janë të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht hekuri.

Të gjitha llojet e fasules janë të pasura me fibra, gjë që lehtëson ndjesinë e ngopjes. Gjithashtu për shkak të pasjes së fibrave, fasulet janë të përshtatshme për funksionimin e zorrës së trashë, për të zvogëluar problemet e kapsllkut, hemorroideve dhe problemeve të tjera të zorrëve.

Fasulja më e mirë në Freshalb
https://bit.ly/3nbKxzi

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out