Ëmbëlsirë me biskota dhe puding të vanillës
Përbërësit:
1 pako biskota
2 pako puding të vanillës
1 l qumësht
100 gr sheqer
Përgaditja
Në fillim marrim qumështin dhe e vëmë të ziejë duke lënë një gotë mënjanë.Më pas marrim pakot e pudingut dhe I tresim në gotën me qumësht, ku shtojmë dhe sheqerin.Pasi qumshti të jetë në process të zierjes dmth duke u fryrë,hedhim pudingun e tretur dhe I përziejmë derisa masa të marrë formën e kremit. Më pas në një tavë mesatare shtrojmë një shtresë biskotash dhe sipër tyre hedhim dhe një shtresë pudingu dhe vijojmë me të njëjtën procedure. Shtrojmë përsëri biskotat dhe hedhim përseri pudingun. Pas kësaj procedure e vendosim tavën në frigorifer dhe më pas e shijojmë të freskët.
Ju bëftë mire.
Porositni në FreshAlb:
Podravka Vanilla Sugar - https://bit.ly/3BabG8W
Eti Petit Beurre Cookies 200gr - https://bit.ly/3CiKSoc