Ëmbëlsirë Kremoze
Ëmbëlsira është lumturi në një formë të prekshme dhe të ngrënshme. E shijshme deri në kafshatën e fundit. Kjo është një recetë e një ëmbëlsire kremoze me një shije të mahnitshme!
Përbërësit:
125 gr. Gjalpë ose Margarin
8 lugë të gjellës Nisheste
1 litër Qumësht
1 gotë e ujit Sheqer
Sheqer vanilje
100 gr. Çokollatë e bardhë
600 ml. Qumësht
4 lugë të gjellës Nisheste
3 lugë të gjellës Kakao
gjysëm gote e ujit Sheqer
100 gr. Çokollatë
Kakao
Udhëzimet:
Masa e parë:
Gjalpin ose margarinën shkrijeni ne sobë. Pasi të shkrihet i shtoni nishesten dhe perzieni deri sa të skuqet. Vazhdoni duke shtuar qumështin, sheqerin dhe sheqer vaniljen duke vazhduar pastaj me përzierjen. Shtoni çokollatën e bardhë dhe pasi të keni përfunduar duke përzier masën, kthejeni në një tepsi me dimensione 15 cm/20 cm. Masën e pregaditur, mbajeni në frigorifer për 10 minuta.
Masa e dytë:
Ngrohni qumështin duke i shtuar nishesten, kakaon dhe sheqerin dhe në fund përzieni të gjitha bashk. Shtoni dhe çokollatën, dhe masën e pregaditur shtrijeni mbi masën e parë të cilën e keni vendosur në tepsi. Në fund dekoroni ëmbëlsirën me pluhurin e kakaos.
Ëmbëlsirën duhet lënë në frigorifer për 3 ore dhe është gati të shërbehet.
Ju bëftë mirë!