Ëmbëlsirë e shijshme me biskota të portokallit dhe qokollatës.
Përbërësit:
2 banane
50 gr. arra të grimcuara
230 gr. jaffa biskota
50 gr. gjalp
100 gr. biskota të bluara
Nutella
Së pari, i marrim dy banane në një enë dhe i shtypim.Në enën me banane të shtypura i derdhim 50 gramë arra të grimcuara, dhe 230 gramë biskota të portokallit dhe qokollatës të cilat i thyejmë në copa të vogla.Në enën me banane të shtypura, arra të grimcuara dhe biskota të portokallit dhe qokollatës vendosim 50 gramë gjalp të shkrirë dhe 100 gramë biskota të bluara. Pastaj i perziejmë deri të bëhet brumi për ëmbëlsirë.Duke e shtypur me duar brumin , e bëjmë ëmbëlsirën në formën që ne dëshirojmë,pastaj e vendosim 20 min në ngrirje.Pasi që është ngrirë , e nxjerrim ëmbëlsirën dhe e lyejmë me nutellë.Pasi te lyejmë me nutellë , si dekorim përmbi ëmbësirës i vendosim qokollatë të bardhë dhe të zezë të grimcuara, në mënyrë që të jetë edhe më e shijshme.
Dhe ja, përfundoi përgaditja e një ëmbëlsire të thjeshtë me biskota të portokallit dhe qokollatës.
Ju bëftë mire.
Porositni Krakus Orange and Chocolate Cookies në FRESHALB:
https://bit.ly/3BMv9NW