Dobitë e dëshmuara të çajit të zi (Çaj Rusi)

Dobitë e dëshmuara të çajit të zi (Çaj Rusi)

Përfitimet e dëshmuara të çajit të zi

 

Përveç ujit, çaji i zi është një nga pijet më të konsumuara në botë.

Është i fortë në shije dhe përmban më shumë kafeinë se çajrat e tjerë, por më pak kafeinë se kafja.

 

Po i rendisim disa përfitime shëndetësore të çajit të zi që janë të mbështetura në shkencë.

 

Ka veti antioksiduese

Antioksidantët dihet se ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore.

Konsumimi i tyre mund të ndihmojë në heqjen e radikaleve të lira dhe zvogëlimin e dëmtimit të qelizave në trup. Kjo përfundimisht mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike.

 

Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Çaji i zi përman një grup tjetër të antioksidantëve që quhen flavonoide që përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Konsumimi rregullisht i tyre, mund të ndihmojë në reduktimin e disa faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës siç janë: tensioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, nivelet e larta të triglicerideve dhe mbipesha.

Në një studim është gjetur se ata që pinin tre filxhanë çaj të zi në ditë kishin  një rrezik të zvogëluar 11% për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

 

Mund të ulë nivelet e Kolesterolit LDL

Trupi i njeriut përmban dy lipoproteina që transportojnë kolesterolin përgjatë trupit.

Njëra është Lipoporoteina me densitet të ulët (LDL),  dhe tjetra  Lipoproteina me densitet të lartë  (HDL)

LDL konsiderohet si lipoproteinë e “ keqe”  sepse e transporton kolesterolin tek qelizat përgjatë trupit.  Ndërkohë, HDL  konsiderohet si lipoproteinë  “ e mirë” sepse e transporton kolesterolin larg nga qelizat dhe në mëlçi që të sekretohen.

Kur ka shumë LDL në trup, ajo mund të grumbullohet në arterie dhe të shkaktojë  depozita dylli që quhen pllaka. Kjo mund të çojë deri tek problemet si sulm në zemër apo goditje në tru.

Për fat të mirë disa studime kanë gjetur se konsumimi i çajit mund të ndihmojë në reduktimin e LDL Kolesterolit.

 

Porosit çajin në FreshAlb :

https://bit.ly/3rRYQsS

 

 

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out