Merluc me salcë domatesh

Përbërësit:

  • 600 gramë fileta peshku merluc
  • 400 gramë domate të konservuara
  • 2 decilitra lëng domatesh
  • 1 kokë qepë
  • 2 thelpinj hudhre
  • 100 g ullinj të zinj
  • 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 1 lugë gjelle piper i kuq i bluar
  • 3 dcl vaj
  • 200 gramë miell
  • 1 limon, borzilok, piper i zi
  • erëza të përziera

Përgaditja:

  1. Filetot e merlucit pritini në copa të mëdha, hidhini erëza, kripë e piper i zi sipas shijes dhe spërkateni me lëng limoni. Pastaj rrotulloheni nëpër përzierjen e miellit me piper të kuq të bluar, lëshojeni në vaj të nxehtë dhe fërgoheni derisa të skuqen.
  2. Priteni qepën në kuba, shtypni hudhrën, ndërsa domatet e konservuara bluajini në mikser.
  3. Në pak vaj kaurdisni qepët, e pastaj shtojini domatet e konservuara, hudhrën, borzilokun dhe erëza sipas shijes. Derdhni lëngun e domateve, shtojini ullinjtë dhe ziejini pak.
  4. Filetat e fërguara të merlucit renditini në tavën rezistuese ndaj zjarrit të lyer me vaj, derdhini salcat e përgatitura dhe ushqimi piqet 20 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.
Previous article Kek me mollë
Next article Tasqebap
Sale

Unavailable

Sold Out