Kroasant me çokolladë

Kroasant me çokolladë

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë
  • 1 filxhan çaji kos natyral
  • 3 të verdha vezësh
  • Një lugë e vogël me kanellë pluhur
  • cokollat ose nutella

Përgaditja

Si fillim hedhim në një tas të madh miellin, gjalpin dhe sheqerin. I kalojmë të gjitha në mikser derisa të jenë përzierë mirë me njëra tjetrën.Shtojmë të verdhat e vezëve bashkë me kosin dhe kanellën dhe vijojmë t’i përziejmë në mikser derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.E hedhim brumin në një enë tjetër dhe e punojmë me dorë për disa minuta.

Më pas brumin e mbështjellin me një letër kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta në frigorifer.E nxjerrim nga frigoriferi dhe e hollojmë në formën e petës në një trashësi prej 2 mm.Petën e presim në forma trekëndore.Në secilin prej trekëndëshat hedhim copa cokollate ose një lugë nutella apo reçel.I mbyllim në formë roleve duke shtypur me kujdes të dyja anët e kroasantit.. I vendosim në tavë ku më parë kemi shtruar një letër pjekjeje.

Pasi i kemi vendosur të gjithë me radhë në tavë, kroasantet i fusim në furrë të ngrohur në 180 gradë. I pjekim për 25 minuta, i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen.

Sipas preferencës, para se t’i shërbejmë i spërkasim me pak sheqer pluhur sipër.

 

Porosti përbërësit në FreshAlb: https://bit.ly/3bvGGJJ

Previous article Krepa të mbushura me spinaq
Next article Gurabija me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out