Pide me suxhuk


Përbërësit
3 gota miell
1,5 gota qumësht i vakët
1 majë
1 lugë kripë
1 lugë sheqer pluhur
1 lugë gjalpë
250 gr kaçkavall
250 gr suxhuk
Hapat
Në një enë të thellë vendosni miellin, majën, sheqerin, kripën dhe e përzieni.
Pastaj ia shtoni qumështin, gjalpin dhe filloni ta ngjeshëni brumin.
Brumin e lëni në pritje, pas pritjës e ndani në 4 pjesë.
Brumërat i shtrini në tryezë dhe i hapni, skajet e pidës i mbyllëni dhe në midis ia vendosni kaçkavallin e grirë dhe suxhukun.
Pidet e formuara i vendosni në tepsinë e lyer me vaj, skajet e pidës i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
 
Porosit përbërësit në FreshAlb: 
Suxhuk https://bit.ly/3tniYoY
Krinos Bulgarian Sheep's Cheese https://bit.ly/3tsqBu9
Previous article Truket më të mira të gatimit
Next article Sultjash
Sale

Unavailable

Sold Out