Sultjash
Përbërësit
Për 8 persona
Për 8 persona
- 4 litër qumësht me yndyrë të plotë
- 1 kupë sheqer
- 1 kupë oriz kokërr shkurtër
- 1 lugë çaji (tsp) ekstrakt vaniljeje
- 1 lugë çaji (tsp) kardamom pluhur (opsionale)
- Kanellë dhe arra për ta shoqëruar sipër
- Vendosni qumështin dhe orizin në një tenxhere të madhe në temperaturë të lartë dhe lërini të ziejnë.
- Në momentin që përbërja ka arritur pikën e zierjes uleni temperaturën dhe lëreni përbërjen të ziej në zjarr të ulët deri sa përbërja të jëtë bërë kremoze dhe e mpiksur, për rreth 40-45 minuta.
- Shtoni sheqerin, vaniljen dhe kardamomin, trazojeni mirë dhe lëreni të gatuhet për 5-10 minuta.
- Ndajeni përbërjen në enët në të cilat do ta shërbeni dhe lëreni të ftohet plotësisht.
- Më pas vendoseni në frigoriferi për të paktën 2 orë.
- Shërbejeni të ftohtë me kanellë dhe arra sipër.