Kek me mollë

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 4 kokrra mollë
  • ½ lëng limoni
  • 2 lugë gjelle sheqer për mollët
  • Sheqer vanilje

Përgaditja:

Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrijë dhe veza të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Masën që u krijua e shtroji në një tavë keku.

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës

Previous article Pizza rolls
Next article Merluc me salcë domatesh
Sale

Unavailable

Sold Out