Merluc me salcë domatesh
Përbërësit:
- 600 gramë fileta peshku merluc
- 400 gramë domate të konservuara
- 2 decilitra lëng domatesh
- 1 kokë qepë
- 2 thelpinj hudhre
- 100 g ullinj të zinj
- 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 1 lugë gjelle piper i kuq i bluar
- 3 dcl vaj
- 200 gramë miell
- 1 limon, borzilok, piper i zi
- erëza të përziera
Përgaditja:
- Filetot e merlucit pritini në copa të mëdha, hidhini erëza, kripë e piper i zi sipas shijes dhe spërkateni me lëng limoni. Pastaj rrotulloheni nëpër përzierjen e miellit me piper të kuq të bluar, lëshojeni në vaj të nxehtë dhe fërgoheni derisa të skuqen.
- Priteni qepën në kuba, shtypni hudhrën, ndërsa domatet e konservuara bluajini në mikser.
- Në pak vaj kaurdisni qepët, e pastaj shtojini domatet e konservuara, hudhrën, borzilokun dhe erëza sipas shijes. Derdhni lëngun e domateve, shtojini ullinjtë dhe ziejini pak.
- Filetat e fërguara të merlucit renditini në tavën rezistuese ndaj zjarrit të lyer me vaj, derdhini salcat e përgatitura dhe ushqimi piqet 20 minuta në furrën e nxehtë paraprakisht në 200 gradë Celsius.