Supë Kungulli
1 kg kungull i qëruar, i prerë në kubikë
2 lugë vaj ulliri
1 qepë, copëtuar imët
3 karrota, të prera në copa
1 patate e qëruar, e prerë në kubikë
1 thelpinj hudhre, të shtypur
1 presh, vetëm pjesë e bardhë, e prerë imët
3 gota lëng pule ose perimesh
1 filxhan qumësht kokosi me yndyrë të plotë
Kripë dhe piper
Vendosni kungujt, karrotat, qepën, hudhren, vajin dhe lëngun në tenxhere me presion. Mbyllni kapakun dhe gatuajeni në temperarure mesatare për 10 minuta. E len pak min. të ulet presioni dhe hapim kapakun. Përdorni një blender për të perzier supën derisa të jetë e lëmuar dhe kremoze. Shtoni qumështin e kokosit dhe kripë dhe piper për shije.
Ose mund ta ngrohni vajin në një tenxhere në zjarr të ngadaltë, shtoni qepë dhe dhe gatuajini për 2-3 minuta, derisa të zbuten por të mos ngjyrosen. Shtoni hudhër dhe erëza dhe gatuajini, duke i përzier, për 30 sekonda. Shtoni kungujt, patate dhe lëngun dhe lëreni të ziejë. Kthejeni nxehtësinë në të ulët, mbulojeni dhe ziejeni për 30 minuta. Lëreni të ftohet pak, pastaj përziejeni në blender.
Shtoni qumështin e kokosit dhe kripë dhe piper për shije.