Pasul me mish të thatë

Pasul me mish të thatë

Përbërësit

300 gr pasul

4 copë mish të terur

1500 ml ujë

2 karrota

3 qepë mestare

vaj ose gjalpë

piper i kuq

1 lugë gjelle vegete

miell sipas dëshirës

Hapat

Së pari e pastrojmë pasulin me ujë të bollshëm.

Marim një tenxhere dhe e vendosim pasulin, dhe e mbulojmë me ujë derisa pasuli të mbulohet, e lëm të merr një valë dhe pastaj ia derdhim ujin.

Pas kësaj vendosim prapë tenxheren në zjarrë dhe në të vendosim 1 litër ujë, pastaj gjatë zierjes ujin e mbetur 500ml ia shtojmë.

Marim karrotat dhe i prejme ne feta, dhe i vendosim ne tenxheren ku ziejme pasulin, të cilin e lëm të ziej për dy orë, jo ne zjarrë të madhë.

Pastaj marim qepët dhe i grijmë, në një tigan hedhim vaj dhe shtojmë qepët, qepët i fergojmë derisa ato të zbutën dhe të fitojnë ngjyrë ari, mbasi që të fërgohen qepët nëse dëshirojmë që lëngu i pasulit të zier të jetë më i dendur, mundë t’i shtojmë dhe dy lugë gjelle miell, pas kësaj në tiganë shtojmë dhe një lugë gjelle biber të kuq, dhe i përziejmë me anë të lugës.

Masën e përgaditur në tigan e marim dhe e shtojmë në tenxhere, shtojmë vegetën, shtojmë ujin e mbetur dhe e lëmë të ziej dhe për gjysmë ore.

Mbas 30minuta zierje gjella është gati.

 

Porosit përbërësit në FreshAlb:

Tetova White Beans  https://bit.ly/3MbklOm 
Brother & Sister Smoked Dry Meat  https://bit.ly/37sNQfJ
Previous article Kafeja Turke
Next article Bombica me plazma
Sale

Unavailable

Sold Out