Ëmbëlsirë me keksa të qokolladës dhe portokallit
Përbërësit:
500 gr Keksa me qokolladë dhe portokall
250 ml qumësht
4 lugë sheqer
4 lugë miell ose nisheste
1 kese sheqer vanile
125 gr margarin
Nevojitet edhe kokos.
Përgatitja:
Përziejmë miellin(ose nishesten) dhe sheqerin me pak qumësht ndersa qumështin tjeter e qesim të vlojë.
Kur të vlojë qumështi e qesim miellin dhe e ziejmë deri sa të trashet duke e përzier pandërprerë që mos të mbetet kokrra.
Largojmë nga zjarri dhe e lejmë anash të ftohet.Në ndërkohë rrahim margarinën me mikser dhe kur të ftohet filli i përziejmë bashkë.
Marrim keksat dhe i prejmë përgjysmë(mundeni edhe mos me i pre i leni ashtu te rrumbullaketa).I lyejmë me fillin e përgatitur dhe i ngjesim nga 2 copa bashkë.Anash i rrotullojme në kokos.
Porositni në FreshAlb:
Krakus Orange and Chocolate cookies- https://bit.ly/3rexIWg
Podravka Vanilla Sugar- https://bit.ly/3IPN2Pc