Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje SNICKERS

Përbërësit :

1 margarin

2 qese pluhur vanile Podravka

250 gr. sheqer pluhur

2 vezë

400 gr. Plazma biskota të bluara Bambi

200 gr. çokolladë e shkrirë Dorina

500 gr. kikirika të bluara(pa krypë)

100 gr. mjalt

Margarinen,sheqerin dhe vanilat i përziejmë mirë dhe ia shtojmë vezët.Pastaj,masës i shtohen biskuitat dhe kikirikat e bluara.E gjithë kjo përzihet mirë dhe shtrihet në një tavë furre të lyer paraprakisht.Mbi masën,e derdhim mjaltën dhe e lyejmë në mënyrë të barabartë në të gjitha anët.Sipër mjaltës,hedhim kikirika të bluara dhe pastaj çokolladë,duke i rrafshuar sërish. Prap ,e përsërisim hedhjen e kikirikave dhe çokolladës dhe në fund kikirika të copëtuara.Lihet në frigorifer për disa orë! Ju bëftë mirë!

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out