Tavë me patate, proshutë dhe djathë
Nëse nuk e dini çka të përgatitni për drekë, atëherë mund të përgatitnit një tavë më patate, proshutë të tymosur dhe djathë picash.
Përbërësit e nevojshëm:
5 patate të prera në feta
250 gr proshutë
250 gr djathë picash
100 gr djathë parmezano për beshamelin
500 ml qumësht
50 gr gjalpë
4 lugë miell
2 vezë
kripë
piper
Mënyra e përgatitjes:
Në një tenxhere skuqni gjalpin. Ndërkohë shtoni miellin, qumështin, kripën, piperin dhe vezët.
Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që sapo e keni përgatitur. Shtroni një fetë me patate. Sipër vendosni një shtresë me djathin e picave. Më pas një tjetër shtresë me proshutën. Sipër i vendosni bashamelin. Përsëriteni këtë proces për rreth dy herë.
Në fund vendosni një shtresë patate, beshamelindhe djathin parmezano.
Vendoseni tavën në furrë përreth 1 orë, në temperaturë 180 gradë. Kjo pjatë shërbehet e ngrohtë dhe zakonisht shoqërohet me verë të kuqe.
JU BËFTË MIRË!!!
Porositni në FreshALB :
Brother & Sister Smoked Dry Meat
https://bit.ly/3mkbMXj