Supa e mrekullueshme me rrepa për të humbur peshë.
Ne e dime se rrepa e kuqe është një ushqim mjaftë I shëndetshëm ,është I pasur me Vitaminë C , antidoksues dhe minerale thelbësore si kaliumi dhe mangani.Por a e keni ditur se rrepa e kuqe përdoret edhe për të humbur peshë? Më poshtë do të gjeni një recetë të mrekullueshme të supës magjike me rrepë të kuqe për të humbur peshë.
Përbërësit:
3 rrepa të kuqe
1 karrote
2 lugë gjellë uthull molle
2 lugë gjellë vaj ulliri
1 lugë gjellë kos
2 thelpinj hudhra
Pak majdanoz
Pak kripë
Përgaditja
Përgaditja e supës magjike është e thjeshtë.Së pari, pastrojmë panxharin duke hequr rrënjën thikë e presim në copa të vogla. Pastrojmë edhe karrotën.Vendosim në zjarre një enë dhe hedhim pak vaj ulliri.Shtojmë në të rrepat e prera dhe I kavurdisim për pak qaste. Shtojmë më pas pak uthull molle dhe thelpinjtë e hudhrës.Më pas shtojmë ujë derisa rrepat e kuq të mbulohen dhe I lemë në zjarre.Lëmë supën në zjarrë derisa rrepa të zbutët.Shtojmë pak kripë (nëse është nevoja). Grijmë disa gjethe jeshile majdanozi ose gjethe qepe sipër supës dhe vendosim 1 lugë kos. Dhe , ja supa magjike për të humbur peshë është gati.
Ju bëftë mire.
Rrepa e kuqe porositni në FreshAlb:
https://bit.ly/3spyMFW