Përfitimet e lëngut të qershisë që nuk i keni ditur...

 

Lëngu i qershisë jo vetëm që është freskues dhe i shijshëm, por gjithashtu ka edhe disa përfitime të shëndetit.
Në një gotë lëng, ka 120 kalori , që është i pasur me vlera ushqyese si kalium dhe hekur.

 

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të qershive nga të cilat përfitohet lëngu. Qershitë e tharta krijojnë shije të thartë dhe sigurojnë sasi më të lartë të antocianinës, krahasuar me qershitë e ëmbla të cilat kanë më paK anocianinë

 

Këtu i keni arsyet pse duhet të pini dhe të shijoni lëngun e qershisë

 

Ndihmon në rigjenerim pas stërvitjeve

Lëngu i qershisë mund të ndihmojë në rigjenerimin pas stërvitjeve. Në mënyrë natyrale është i pasur me kalium, që përçon impulse elektrike përgjatë trupit.

Ky mineral gjithashtu ndihmon të mirëmbajë presionin e gjakut, hidratimin, rigjenerimin e muskujve, implulset e nervave, tretjen, rrahjet e zemrës, dhe balancin e pH. Qershitë përmbajnë 330Mg kalium për filxhan, që është diku 10% e vlerës së rekomandueshme ditore.

 

Lufton inflamacionin dhe artritin

 

Studimet tregojnë se antioksidantët që gjenden në qershitë e tharta, mund të reduktojnë dhimbjen dhe inflamacionin nga osetoartriti.

Një studim i viti 2012 tregoi se pirja e lëngut të qershisë dy herë në ditë për 21 ditë , e largoi dhimbjen e shkaktuar nga osteoartriti

Largon ënjtjën

Kur njerëzit përjetojnë dhimbje nga të ajurit, ata shpesh marrin barna anti inflamatore , jo steroide. Sidoqoftë, efektet që kanë këto barna mund të jenë të dëmshme, veçanërisht kur i merrni shumë shpesh ose kur keni alergji.
Një studim në vitin 2004 gjeti se suplementet e lëngu i qershisë mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe dhimbjen, që është gjetur tek sjelljet e kafshëve, por tregojnë shpresë edhe për trajtim të ënjtjes tek njerëzit.

Rrit imunitetin

 Sikur të gjitha frutat dhe perimet, qershitë sigurojnë antioksidantë të fuqishëm dhe një grusht anti virale. Flavonoidet , një lloj i antioksidantëve në lëngun e qershisë, janë të bëra nga bimët për të luftuar infeksionet. Studimet tregojnë se këto kimikale mund të kenë rol të rëndësishëm në  funksionimin e sistemit imunitar.

Rregullon metabolizmin dhe lufton mbipeshën.

Ekziston evidencë në kafshë që qershitë e tharta mund të ndihmojnë të rregullojnë metabolizmin e trupit tuaj dhe aftësinë tuaj për të humbur peshën e tepërt në stomak. Një studim ka treguar që antocianinat, një lloj i flavonoideve përgjegjëse për qershitë, ngjyra e kuqe, vepron kundër mbipeshës.

Një tjetër studim në minj ka gjetur se qershitë e tharta mund të ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit dhe mbipeshës në stomak, dhe në uljen e rrezikut të sidromit metabolik.

 

Ndihmon për të fjetur

Vetitë anti- inflamatore të lëngut të qershisë të kombinuar me një pjesë të melatoninës që rregullon gjumin mund t’ju ndihmojë të flini më mirë, sipas një studimi të vogël të vitit 2010. Rezultatet tregojnë se lëngu i qershisë së thartë ka efekte të ngjashme me medikamentet për insomininë siç është valerian ose melatonina për të moshuarit

 Bllokon rritjen e kancerit

Në një studim të vitit 2003, studiuesit vendosën lëngun e qershisë kundër sulindakut NSAID, i cili është trajtimi më i zakonshëm parandalues anti-inflamator për tumoret e zorrës së trashë. Edhe pse në studimtë   kafshëve, është e dukshme që lëngu i qershisë - ndryshe nga NSAID - zvogëloi rritjen e qelizave të kancerit.

 

Porositeni lëngun e qershisë në FreshAlb 

https://bit.ly/37WVX13



 

 

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out