Kroketa me djath dhe spinaq

Nevojitet:
 
    800 gr patate,
    150 gr spinaq,
    150 gr miell,
    50 gr gjalpë,
    1 vezë të madhe,
    1 lugë gjelle kripë,
    100 gr djathë,
    vaj për skuqje.
 
Për skuqjen:
 
    Miell,
    1 vezë,
    4 lugë qumësht,
    thërrime të bukës (prezlla).
 
Përgatitja:
 
    Patatet me lëvore, lani mirë dhe vendosni të vlojnë.
    Pataten e gatuar largone prej ujit dhe leni që të ftohet për pak kohë, pastaj hiqni lëkurën, shtypni mirë dhe lëreni të ftohet edhe për pak kohë.
    Pastaj shtoni spinaqin e grimcuar imët, vezën, gjalpin, kripën dhe përzieni derisa masa të formohet.
    Gradualisht shtoni miell dhe ngjeshni brumin me dorë.
    Brumin vendosni në sipërfaqe ku është e lyer me miell, ndani një lugë gjelle me brumë dhe në mes vendosni një copë djathë pastaj rrotulloni brumin.
    Në ndërkohë përgatitni gjithçka që duhet rreth skuqjes.
    Në një pjatë vendosni pak miell, në tjetrën vezën dhe qumështin ndërsa në pjatën e tretë thërrimet e bukës.
    Kroketat e mbështjellura rrokullisni së pari në miell, pastaj kaloni nëpër vezë dhe në fund në thërrimet e bukës.
    Kroketat skuqni në vaj të ngrohtë, deri sa të marrin ngjyrë në të gjitha anët.
    Shërbeni të ftohta ose të nxehta.
Porositni përbërësit nga FreshAlb:
https://bit.ly/3QIn04j
Previous article Cheescake në gotë
Next article Krepa të mbushura me spinaq
Sale

Unavailable

Sold Out