Disa këshilla për një mëngjes të shëndetshëm
Vakti i mëngjesit na furnizon me energjinë e nevojshme Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm dhe ju për këtë duhet të bëni kujdes që të ushqeheni në kohën e duhur.
Që të kemi një mëngjes të shëndetshëm është e rëndësishme që të përgatisim ushqim duke mbajtur parasysh disa rregulla kryesore.
Disa nga këto këshilla janë:
Një mëngjes i mirë duhet të përfshijë qumësht apo derivate të tij, bukë, biskota, briosh, lëng frutash etj. Vetëm nëse i jepni gjithë sa i duhet organizmit do arrini të keni një shëndet të plotë.
Shumëllojshmëri
Vaktet e tjera të ditës, dreka dhe darka janë karakterizohen nga shumëllojshmëri elementesh ushqimorë, ndërsa mëngjesi është zakonisht më i varfër. Dietologët theksojnë se ky vakt është ndër më kryesorët ndaj duhet të jetë i larmishëm.
Ekuilibër
Sipas ekspertëve një mëngjes i mirë duhet të përmbajë 12-20% të kalorive që merren gjatë gjithë ditës. Mbajeni parasysh këtë fakt, në mënyrë që të programoni vaktet e tjera. Është e rëndësishme që një mëngjes të jetë i rëndësishëm dhe të ketë ndikim pozitiv në organizmin tonë duket të shijohet.