BOZA

BOZA

Boza është një pije disi e trashë dhe shije disi të thartë. Prodhohet nga mielli i misrit e i grurit por gjendet e përhapur në shumë nga vendet e Ballkanit në variacione të ndryshme.
Boza ka katër përbërës kryesorë: miell misri e gruri, sheqer dhe ujë. Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut dhe ndihmon në tretjen e ushqimit në stomak. Boza është një ushqim i vlefshëm për njerëzit që merren me aktivitete fizike pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje B.

Përbërësit:

15 gr. Maja buke të freskët

100 ml. Ujë të ftohët

2 lugë Sheqer

2 lugë Miell misri

2 lugë Kos të ëmbël

-------------------------------

3 litra Ujë të ftohët

400 gr. Miell misri

600 gr. Sheqer

1 Sheqer vanilje

2 litra Ujë

 

Udhëzimet:

- Maja e bukës përzihet me ujin deri sa të tretet mirë. I shtohet sheqeri, mielli dhe kosi. Pas çdo përbërësi që shtoni duhet të përzihet masa mirë, në mënyrë që të treten përbërësit sa më shumë. Mbulojeni me folie najlloni dhe duhet të qëndrojë 24H në temperaturë dhome.

- Në një enë tjetër vendosni 3 litra ujë duke i shtuar miellin dalë ngadalë dhe duke e përzier çdo herë. Poashtu edhe masa e dytë duhet të qëndrojë 24H në temperaturë dhome.
Pasi të jetë gati, zihet në temperaturë mesatare për rreth 20 minuta, duke e përzier vazhdimisht. Më pas lihet në frigorifer që të ftohet rreth 2H.

- Maja e pregaditur përzihet bashkë me qullin me një tel kuzhine pasi të jetë ftohur. Mbulohet me folie najlloni dhe lihet në temperaturë dhome edhe për 24H tjera. Folia duhet të shpohet dhe gjatë kohës që pushon duhet të përzihet 2 deri në 3 herë.

- Pas 24H masës i shtohet sheqeri, sheqer vanilja dhe uji duke përzier vazhdimisht. Përmes një kullonjëse kuzhine, boza e pregaditur zbrazet në shishe qelqi dhe ruhet në frigorifer. Duhet të konsumohet gjatë 2 ditëve.

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out