Bakllavë e shpejtë

Përbërësit:
2 vezë
1 gotë kos
1 gotë e cajit vaj
50 gr gjalpë e shkrirë
1 lugë gjelle uthull
1 pluhur për pjekje
Gjysmë luge e cajit krip
Rreth 4 gota te ujit miell
400 gr nisheste
600 gr Arra

Lyerja me 200 gr gjalpë dhe 1 gotë vaj
Gjalpi shkrihet së bashku me vajin

Sherbeti
1.liter ujë
1kg sheqer
Limon
Zihet për 30 minuta

Procedura e përgatitjes:
Tunden vezët së bashku me kosin, vajin, uthullun dhe gjalpin.
Shtohet pluhuri për pjekje dhe kripa.
Shtohet mielli dhe krijohet brumi.
Brumi ndahet ne 4 kuleq dhe lihet te pushoj per 15 minuta.
Secila pjese hapet me pak nisheste dhe paloset duke shtuar nisheste (procedura e palosjes ne foton e fundit)
Lihen te pushojne kuleqet e palosur per 10 min.
Secili kulaq hapet sa tepsia.
Fillimisht tepsia lyhet me gjalpë.
Shtrohen dy petët edhe mbushet me arra. Siper shtohen edhe dy petet e tjera.
Bakllava prehet sipas dëshirës.
Hidhet sipër gjalpi me vajin e shkrirë dhe futet në furrë të ngrohur paraprakisht në 250gradë.
Pasi që eshte futur bakllava në furrë zvogëlohet temperatura në 150grade dhe lihet qe te pjeket për 1 orë e 30 minuta (sipas deshires pjekja)
Bakllava duhet të jetë e nxehtë, sherbeti i ftohët.

 

Porositni përbërësit në FreshAlb:

Finnesa Flour (type 400) https://bit.ly/3vNIbug

Previous article Pasta me salcë pana
Next article Cheescake me dredhëza
Sale

Unavailable

Sold Out