BAKLLAVA ME 60 PETË

- Emri bakllavë përdoret në shumë gjuhë me ndryshime të vogla fonetike dhe drejtshkrimore.
Bakllava përgatitet normalisht në tepsi të madhe, duke vendosur shumë shtresa të petëve të ndara me gjalpë të shkrirë dhe vaj. Një shtresë me arra të copëtuara - zakonisht arra ose fëstëk, por përdoren edhe lajthi - vendoset sipër, pastaj më shumë shtresa filo. Shumica e recetave kanë shtresa të shumëfishta të petëve dhe arra, megjithëse disa kanë vetëm brumëra sipër dhe poshtë. Në regjionin tonë, është një nga desertet e preferuara që përgatitet shpesh e sidomos në festa si Bajram, fejesë ose martesë por edhe me raste tjera festive.

Përbërësit:

3 të kuqet e Vezëve

2 Vezë të plota

1 lugë Sheqer

150 ml. Vaj

150 ml. Qumësht

150 ml. Kos

900 gr. Miell

10 gr. Pluhur për pjekje

Nisheste

300 gr. Arra

500 gr. Gjalpë 

---------------

Sherbeti:

1 lt. Ujë

1.500 gr. Sheqer

Limon

 

Udhëzimet:

-3 të kuqet e vezëve vendosen në një enë bashkë me 2 vezë të plota. I shtohet sheqeri dhe përzihen të gjitha bashkë. Më pas të shtohet vaji, qumështi dhe kosi duke vazhduar me përzierje. Në fund shtohet mielli dhe pluhuri për pjekje. Masa e cila është krijuar të ngjeshet me dorë, dhe të lihet të pushojë rreth 15 minuta. Ngjeshet brumi përsëri dhe ndahen koleçtë. Pasi të jenë formuar 60 koleçë, vendosen në një tepsi dhe mbulohen me folie najlloni që të rrinë të buta.


-Hapja e koleçëve fillohet me miell, dhe pas madhësisë së caktuar në videon më poshtë i shtohet nishestja duke vazhduar hapjen deri në fund. Gjysma e petëve (30) vendosen në një tepsi 38cm, një nga një, i shtohen arrat duke vazhduar më pastaj me vendosjen e 30 petëve të mbetura.


-Gjalpi shkrihet në sobë dhe vendoset sipër bakllavës. Pjeket në temperaturë 200 gradë, 20 minuta. Pas 20 minutave, nxjerret nga furra dhe mbështjellet me folie. Furrës i zbritet temperatura në 150 gradë dhe lihet të pjeket rreth 2 orë. Pas 2 orëve, largohet folia dhe lihet të pjeket në temperaturë 180 gradë për 60 min.


-Për përgatitjen e sherbetit ngrohet uji në sobë, duke i shtuar sheqerin dhe fetat e limonit. Zihet 10 minuta. Pasi të jetë ftohur bakllava plotësisht, i vendoset sherbeti i ngrohtë. Lihet në sherbet rreth 12 orë dhe është gati të shërbehet.

Ju beftë mirë!

 

Previous article Petulla të mbushura me reçel
Sale

Unavailable

Sold Out